Stinët e zemrësShembull
Libri i Jetës
Edhe nuk do të hyjë në të asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit. - Zbulesa 21:27
Libri në qiell për të cilin do të flas sot është Libri i Jetës, ai libër në të cilin janë gdhendur emrat e "të gjithë të zgjedhurve të Perëndisë", nga më të hershmit deri në kohën e fundit. Të gjithë emrat e të shpëtuarve janë të njohur për Perëndinë: “Zoti i njeh të vetët”. Sa të bekuar janë ata që figurojnë “në Jerusalem të shkruar ndër të gjallët”, madje edhe në Jerusalemin qiellor! Sa e tmerrshme është të fshihesh nga Libri i Jetës! Ky nuk do të jetë fundi i asnjë besimtari të vërtetë: “Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij aspak emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij." Pali shkruan për gratë e perëndishme dhe të bashkëpunëtorëve të tij, "emrat e të cilëve janë në librin e jetës."
Ata që janë në Librin e Jetës së Qengjit nuk janë vetëm të thirrur, por të zgjedhur. Të zgjedhur nga Perëndia në Krishtin, "përpara themelimit të botës". Sa e rëndësishme është për secilën prej nesh të pyesim: “A është emri im në atë libër të rëndësishëm? Nuk mund të pres që një engjëll të vijë nga qielli për të më treguar. Unë mund të kërkoj vetëm në Bibël për të zbuluar se cilët janë njerëzit që Perëndia merr përsipër të shpëtojë. Unë shoh se ata janë besimtarë të devotshëm në Birin e Tij, që janë duke u shenjtëruar gradualisht nga Frymë e Tij. Atyre Perëndia u premton shpëtim. A jam unë atëherë njëra prej tyre?”
Në Bibël përshkruhen dy lloje njerëzish. Ata që do të jenë në të djathtën e Krishtit dhe ata në të majtë të Tij. Shumë njerëz veprojnë çmendurisht sikur të ekzistonte si të thuash, një klasë e mesme, midis të dyve. Asnjë klasë e tillë personash nuk njihet nga Perëndia. Le të lutemi me zell që emrat tanë të mos fshihen kurrë nga ai dokumentim solemn dhe i shenjtë. Le t'i përkasim Krishtit tani dhe gjatë gjithë ditëve të jetës sonë, duke qenë të ruajtur prej Tij në mes të një bote të ligë! Atëherë, në ditën e fundit, Ai nuk do të ketë turp të na thërrasë para njerëzve dhe engjëjve dhe para Zotit, Perëndisë së plotfuqishëm, Atit të Tij dhe Atit tonë.
Elizabeth Julia Hasell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al