Stinët e zemrësShembull
Përgjithnjë
Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin një herë dhe më pas vjen gjyqi. - Hebrenjve 9:27
Nuk ekziston një rrugë e mesme. Në çdo shpirt njeriu duhet të mbizotërojë gëzim i paimagjinueshëm ose mjerim i pallogaritshëm dhe cilido prej këtyre të jetë pjesa jonë, do të zgjasë përgjithmonë. Nuk do të ekzistojë më frika se lumturia do të mbarojë dhe asnjë shpresë se vuajtjet do të përfundojnë apo që do të pakësohen, sepse në atë burg të zymtë, kurrë, kurrë nuk do të dëgjohen këto fjalë të çmuara, "U krye!" Mëkatit nuk do t'i jepet fund, prandaj pasojat e mëkatit nuk mund të pushojnë kurrë. Por ndërsa epokat e përjetshme kalojnë, do të dëgjohen vetëm fjalët "zemërimi që po vjen”.
Unë kam përjetësinë para syve të mi dhe mendoj solemnisht se nuk do t'i sjellë asnjë dobi njeriut nëse fiton të gjithë botën por humbet shpirtin e vet. Zemra ime thotë bashkë me Moisiun: "po të ishin të urtë, do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret." Fakti është se fundi do të vijë, edhe nëse merret parasysh apo jo. Sepse Shkrimet thonë: "është caktuar që njerëzit të vdesin një herë dhe më pas vjen gjyqi." Dhe Jezusi ka deklaruar për ata që vdesin në mëkatet e tyre: "atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini.” "Dhe shërbëtorin e pavlerë hidheni në errësirën e jashtme. Atje do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.”
Si ka mundësi që ndërsa jemi nën dënimin me vdekje dhe me zemërimin e Perëndisë tashmë mbi kryet tanë, ne vazhdojmë të gëzohemi dhe jemi të qeta dhe nuk mendojmë aspak për asnjë nga këto gjëra? Kjo ndodh sepse ne nuk jemi vetëm "të mbrujtur në paudhësi dhe të ngjizur në mëkat", por jemi "të vdekur në shkelje dhe në mëkate," domethënë të vdekur shpirtërisht, kështu që ne nuk mund ta njohim Perëndinë, ta duam Atë ose të kuptojmë gjendjen tonë të vërtetë para Tij. Qofsh e plagosur nga Fryma me një ndjesi mëkati. A do të duash kështu, me gjithë zemër, të drejtohesh te Jezus Shpëtimtari, sepse një ditë do të vdesësh dhe oh, çfarë do të bësh nëse do të vdesësh pa gjetur shpëtimin?
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al