Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bibël Për FëmijëtShembull

Bibël Për Fëmijët

DITA 1 NGA 8

Kush na ka krijuar ne? Bibla, Fjala e Perëndisë na tregon fillimin e njerëzimit. Shumë kohë më parë, Perëndia e krijoi njeriun e parë dhe e quajti atë Adam. Perëndia e krijoi Adamin prej pluhurit të tokës. Kur Perëndia fryu frymë jete tek Adami, ai filloi të jetojë. Adami e filloi jetën e tij, në një kopësht të bukur të quajtur Eden.

Përpara se të krijonte Adamin, Perëndia krijoi një botë plot bukuri dhe gjëra të mrekullueshme. Perëndia krijoi një nga një, kodrat, lëndinat, lulet aromë-këndshme, pemët e larta, zogjtë pendë- ndritur, bletët punëtore, balenat rookullisëse dhe kërminjtë rrëshqitës. Në të vërtetë, Perëndia krijoi gjithçka që ekziston – gjithçka.

Në fillim fare, përpara se Perëndia të krijonte gjithçka, nuk kishte asgjë; ishte vetëm Perëndia. Nuk kishte as njerëz, as vende dhe as sende. As dritë, as errësirë. As lartësi dhe as vende të ulëta. As ditë të djeshme dhe as të nesërme. Ishte vetëm Perëndia, i Cili nuk ka fillim. Por, Perëndia veproi.

Në fillim, Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Dhe toka ishte e zbrazët dhe pa formë. Dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës. Pastaj Perëndia foli. “Le të ketë dritë”.

Dhe drita u krijua. Perëndia e quajti dritën Ditë; dhe errësirën Ai e quajti Natë. Dhe pas mbrëmjes erdhi mëngjesi; dita e parë.

Në ditën e dytë, Perëndia i ndau ujërat e oqeaneve, deteve dhe liqeneve, nga ujrat e kupës qiellore. Në ditën e tretë, Perëndia tha: “Le të shfaqet toka e thatë”. Dhe kështu u bë.

Perëndia urdhëroi gjithashtu, që të shfaqen bari, lulet dhe pemët. Dhe pas mbrëmjes erdhi mëngjesi; dita e tretë.

Pastaj, Perëndia krijoi diellin dhe hënën dhe kaq shumë yje sa askush nuk i numëron dot. Dhe pas mbrëmjes erdhi mëngjesi; dita e katërt.

Më pas Perëndia krijoi gjallesat detare, por edhe peshqit dhe zogjtë. Në ditën e pestë, Perëndia krijoi peshqit e mëdhenj shigjetarë, strucat këmbëgjatë, dhe trumcakët e vegjël e të lumtur. Perëndia krijoi çdo lloj peshku për të mbushur ujrat e tokës; Perëndia krijoi gjithashtu edhe çdo lloj zogjsh për të mbushur me cicërima gëzimi qiellin, detin dhe tokën. Dhe pas mbrëmjes erdhi mëngjesi; dita e pestë.

Mbas kësaj, Perëndia foli sërisht. Ai tha: “Le të prodhojë toka qenie të gjalla.. ”. Dhe kështu u krijua çdo lloj kafshësh, insektesh dhe zvarranikësh. Elefantët që tundin tokën dhe urithët që nuk pushojnë së gërmuari. Majmunët mistrecë dhe krokodilët nofullmëdhenj. Krimbat e veckël dhe ketrushat lozonjarë. Gjirafat qafëgjata dhe macet trozovaçe. Të gjitha kafshët e të gjitha llojeve, u krijuan nga Perëndia atë ditë. Dhe pas mbrëmjes erdhi mëngjesi; dita e gjashtë.

Por, kë tjetër krijoi Perëndia ditën e gjashtë? Dikë shumë të veçantë. Po! Tani që gjithçka ishte gati, Perëndia krijoi njeriun. Ushqimi në fusha dhe kafshët ishin gati për ti shërbyer atij. Dhe Perëndia tha “Le ta krijojmë njeriun sipas ngjasimit Tonë; dhe le të sundojë Ai mbi gjithë peshqit e detit, zogjtë e qiellit dhe përmbi gjithë kafshët dhe rrëshqanorët tokës.” KËSHTU, PERËNDIA E KRIJOI NJERIUN SIPAS SHËMBËLLTYRËS SË TIJ; SIMBAS SHËMBËLLTYRËS SË TIJ E KRIJOI AI ATË…

Dhe Perëndia i tha Adamit: “Ha gjithçka që të pëlqen nga kopshti, por jo nga pema e nohjes së të mirës dhe të së keqes. Ditën që do të hash nga ajo pemë, me siguri do të vdesësh”.

Dhe Zoti Perëndi tha, “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Unë do të krijoj një ndihmë të përshtatshme për të”. Perëndia kishte sjellë tek Adami të gjithë zogjtë dhe bishat, që ai tu vinte emra atyre; por, nuk kishte asgjëkundi një ndihmë të përshtatshme për Adamin.

Kështu, Perëndia e vuri Adamin në një gjumë shumë shumë të thellë. Perëndia e formoi Gruan, duke marrë një nga brinjët e Adamit. Gruaja që Perëndia krijoi, ishte pikërisht ajo që i duhej dhe i përshtatej Adamit.

Perëndia krijoi gjithçka në gjashtë ditë. Pastaj, Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e bëri atë një ditë pushimi. Në kopshtin e Edenit, Adami dhe Eva kishin lumturi të përsosur duke iu bindur Perëndisë. Perëndia, ishte ZOTI, Parashikuesi dhe Miku i tyre.

Fund

Dita 2

Rreth këtij plani

Bibël Për Fëmijët

Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php

Plane të ngjashme