Bibël Për FëmijëtShembull
Noeu ishte një njeri që adhuronte Perëndinë. Çdokush tjetër e urrente dhe nuk i bindej Perëndisë. Një ditë, Perëndia tha diçka tronditëse. “Unë do ta shkatërroj këtë botë të mbrapshtë”, i tha Perëndia Noeut. Vetëm familja jote do të shpëtohet.
Perëndia e paralajmëroi Noeun, se një përmbytje e madhe do të vinte dhe do ta mbulonte tokën. “Ndërto një arkë, një anije të madhe mjaftueshëm sa të nxërë familjen tënde dhe shumë kafshë”, u urdhërua Noeu. Perëndia i dha Noeut udhëzime të sakta. Noeu ia nisi punës.
Njerëzit mbase talleshin ndërsa Noeu u shpjegonte atyre se përse po e bënte arkën. Noeu vazhdoi të ndërtonte. Ai gjithashtu vazhdoi tu tregojë njerëzve rreth Perëndisë. Askush nuk ia vinte veshin.
Noeu kishte besim të madh. Ai i besonte Perëndisë edhe pse asnjëherë më përpara nuk kishte rënë shi. Shpejt arka u bë gati të ngarkohej.
Ja tek erdhën kafshët. Perëndia solli shtatë nga disa lloje, dhe dy nga llojet e tjera. Zogjtë të mëdhenj dhe të vegjël, bishat e vogla dhe të gjata e gjetën udhën për në arkë.
Mbase njerëzit i bërtisnin sharje Noeut ndërsa ai ngarkonte kafshët. Ata nuk pushuan së mëkatuari kundër Perëndisë. Ata nuk kërkuan të hyjnë në arkë.
Më në fund të gjitha kafshët dhe zogjtë ishin në arkë. “Ejani në arkë”, e ftoi Perëndia Noeun. “Ti dhe familja jote”. Noeu, gruaja e tij, tre djemtë e tij dhe gratë e tyre hynë në arkë. Pastaj Perëndia mbylli derën.
Pastaj filloi të bjerë shi. Një shi i madh dhe i rrëmbyer e përmbyti tokën për dyzet ditë e dyzet netë.
Rrëketë e ujit vërshuan mbi qytete e fshatra. Kur shiu pushoi, madje edhe malet ishin nën ujë. Çdo gjë që merrte frymë vdiq.
Ndërsa ujrat u çuan, arka lundronte mbi to. Mund të kishte qenë errët brenda, mbase përplaseshe, dhe mbase ishte edhe pak frikë. Por arka e strehoi Noeun jashtë nga përmbytja.
Mbas pesë muajsh përmbytje, Perëndia dërgoi një erë përtharëse. Ngadalë, arka erdhi dhe qëndroi në malet e lartë të Araratit.
Noeu dërgoi një korb dhe një pëllumb jashtë nga dritarja e hapur e arkës. Duke mos gjetur një vend të thatë e të pastër ku të pushonte, pëllumbi u kthye tek Noeu.
Një javë më pas, Noeu provoi përsëri. Pëllumbi erdhi me një gjethe ulliri në sqepin e tij. Javës tjetër Noeu e dinte se toka ishte e thatë, sepse pëllumbi nuk u kthye më.
Perëndia i tha Noeut se ishte koha të dilte nga arka. Së bashku, Noeu dhe familja e tij shkarkuan kafshët.
Sa mirënjohës do ishte ndjerë Noeu. Ai ndërtoi një altar dhe adhuroi Perëndinë, i Cili e kishte shpëtuar atë dhe familjen e tij, nga përmbytja e tmerrshme.
Perëndia i dha Noeut një premtim të mrekullueshëm. Kurrë më ai nuk do ta përmbysë më tokën për shkak të mëkatit të njerëzve. Ylberi ishte shenja e premtimit të Perëndisë.
Noeu dhe familja e tij gjetën fillime të reja pas përmbytjes. Pas ca kohe pasardhësit e tij populluan sërish të gjithë tokën. Të gjitha kombet e botës vijnë nga Noeu dhe fëmijët e tij.
Fund
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php