Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bibël Për FëmijëtShembull

Bibël Për Fëmijët

DITA 5 NGA 8

Jezusi bëri shumë mrekulli; mrekullitë ishin shenja për të treguar se Jezusi është me të vërtetë Biri i Perëndisë. Mrekullia e parë ndodhi në një dasëm. Atje doli një problem. Nuk kishte verë mjaftushëm për të gjithë.

Maria, nëna e Jezusit, i tregoi Atij rreth problemit, pastaj u tha shërbëtorëve të bënin ashtu si Jezusi do të urdhëronte.

“Mbushini këto poçe me ujë”, tha Jezusi. “Ujë”, do kenë pyetur ata veten. Po, ujë është ajo që Jezusi kërkoi.

Pastaj Jezusi u tha shërbëtorëve të merrnin një kanë të madhe dhe t'ia jepnin të parit të dasmës për ta provuar.

Shërbëtorët u mrekulluan. Jezusi e kishte kthyer ujin në verë. Vetëm Perëndia mund të bëjë mrekulli të tilla.

Jezusi bëri edhe mrekulli të tjera. Një mbrëmje, Ai dhe dishepujt e Tij, shkuan tek shtëpia e Pjetrit. Vjehrra e Pjetrit ishte shumë e sëmurë me ethe.

Jezusi preku dorën e gruas së sëmurë. Brenda një çasti ajo u shërua. Ajo u çua menjëherë, dhe i shërbeu Jezusit dhe dishepujve të Tij.

Dukej se i gjithë qyteti u mblodh tek dera atë mbrëmje. Njerëz të sëmurë erdhën - të verbër, të shurdhër, memecë e të çalë. Madje edhe njerëz të zotëruar nga djaj, u dyndën tek Jezusi.

Jezusi, Biri i Perëndisë mund të ndihmote. Jezusi ndihmoi. Të gjithë, që vinin tek Ai për shërim, shëroheshin. Njerëzit që më parë ecnin me paterica, tani mund të ecnin, vraponin, dhe hidheshin nga gëzimi.

Edhe të tjerë që ishin shëmtuar prej lebrës erdhën.

Ata u bënë shëndoshë e mirë, nëpërmjet pastrimit dhe shërimit që Jezusi u dha.

Burra e gra të cfilitur nga demonët, qëndruan përpara Jezusit. Ai urdhëroi djajtë të largoheshin nga ata. Ndërsa djajtë bindeshin, njerëz që kishin qenë të trishtuar dhe të frikësuar, u qetësuan dhe u mbushën plot gëzim.

Mbas shpinës së një turme njerëzish, katër njerëz u përpoqën të ndihmojnë mikun e tyre. Por ata nuk po afroheshin dot. Çfarë mund të bënin ata?

Duke e ngritur njeriun e sëmurë mbi çatinë e shtëpisë, të katër miqtë besnik, hapën çatinë dhe e ulën të paralizuarin poshtë. Tani, ai ishte pranë Jezusit.

Jezusi pa që të katër miqtë kishin besim. Ai i tha njeriut të sëmurë, “Mëkatet e tua të janë falur. Merre shtratin tënd dhe ec”. Njeriu u ngrit në këmbë, i fortë dhe shëndoshë e mirë. Jezusi e kish shëruar atë.

Shpejt pas kësaj, Jezusi ishte në varkë me dishepujt e Tij. Një stuhi e frik'shme e trazoi keq detin; Jezusi po flinte. Dishepujt e tmerruar e zgjuan Atë. “Zot, na shpëto”. “Po mbytemi”.

“Qetësohuni”, urdhëroi Jezusi dallgët. Menjëherë deti u qetësua. “Çfar’ lloj njeriu, është ky”? pëshpëritën dishepujt e Tij. “Madje edhe deti dhe dallgët, i binden Atij”. Ata besuan se Jezusi është Biri i Perëndisë, sepse mrekullitë e Tij tregonin lavdinë e Tij. Dishepujt nuk e dinin në ato çaste, por ata do ta shihnin Jezusin të kryente mrekulli edhe më të mëdha, ndërsa Ai i shërbente Perëndisë në mes të njerëzve.

Fund

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Bibël Për Fëmijët

Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php

Plane të ngjashme