Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bibël Për FëmijëtShembull

Bibël Për Fëmijët

DITA 2 NGA 8

PERËNDIA BËRI GJITHÇKA! Kur Perëndia krijoi njeriun e parë, Adamin, ai jetonte në Kopshtin e Edenit me gruan e tij, Evën. Ata ishin më se të lumtur duke iu bindur Perëndisë dhe duke gëzuar praninë e Tij, gjersa një ditë ...

“A ju tha Perëndia të mos hani nga asnjë pemë”? e pyeti gjarpri Evën. “Ne mund të hamë nga çdo frut, por vetëm një jo” u përgjigj ajo “nëse hamë ose e prekim atë frut, ne do të vdesim”. “Ju do të bëheni si Perëndia”. Eva e dëshironte frutin e asaj peme. Ajo dëgjoi gjarprin dhe hëngri nga fruti.

Pasi Eva nuk ju bind Perëndisë, ajo drejtoi edhe Adamin të hante gjithashtu nga fruti. Adami duhet të kishte thënë, “Jo! Unë duhet ti bindem Fjalës së Perëndisë”.

Kur Adami dhe Eva mëkatuan, ata vetë e kuptuan se ishin lakuriq. Duke qepur gjethe si përparëse, ata mbuluan veten e tyre dhe u fshehën në shkurre nga prania e Perëndisë.

Në freskinë e mbrëmjes Perëndia erdhi në Kopësht. Ai e dinte çfarë Adami dhe Eva kishin bërë. Adami fajësoi Evën. Eva fajësoi gjarprin. Perëndia tha, “Gjarpri është i mallkuar. Gruaja do të ketë dhembje kur ti lindin fëmijë”.

“Adam, për shkak se mëkatove, toka është mallkuar me gjemba dhe ferra. Ti do të mundohesh dhe djersitesh për të siguruar ushqimin tënd të përditshëm”.

Perëndia i nxorri Adamin dhe Evën jashtë nga kopshti i mrekullueshëm. Sepse ata mëkatuan, ata u ndanë nga Perëndia jetë-dhurues.

Perëndia bëri një shpatë flakëruese për ti mbajtur ata jashtë. Perëndia bëri mbulesa prej lëkure për Adamin dhe Evën. Prej nga i mori Perëndia këto lëkurë?

Pas pak kohe, një familje i lindi Adamit dhe Evës. Djali i tyre i parë, Kaini, ishte një kopshtar. Djali i tyre i dytë, Abeli, ishte një bari. Një ditë Kaini i solli Perëndise disa perime si një dhuratë. Abeli i solli Perëndisë si dhuratë, nga delet më të mira të tufës. Perëndia u kënaq me dhuratën e Abelit.

Perëndisë nuk i pëlqeu dhurata e Kainit. Kaini u zemërua shumë. Por Perëndia tha, “Nëse bën atë që është e drejtë, a nuk do të jesh i pranuar”?

Zemërimi i Kainit nuk u largua. Ca kohë më vonë në fushë, ai sulmoi Abelin dhe e vrau atë.

Perëndia i foli Kainit. “Ku është vëllai yt Abeli”? “Unë nuk e di”, gënjeu Kaini. “A mos jam gjë unë, roja e vëllait tim”? Perëndia e ndëshkoi Kainin, duke i hequr aftësinë e të qenit fermer dhe e bëri një endacak.

Kaini u largua nga prania e Perëndisë. Ai ishte martuar me një nga vajzat e Adamit dhe Evës. Ata rritën një familje. Shumë shpejt nipërit dhe stërnipërit e Kainit mbushën qytetin që ai kishte krijuar.

Ndërkohë, familja e Adamit dhe Evës u rrit me shpejtësi. Në ato kohë, njerëzit jetonin shumë më gjatë sesa sot.

Kur djali i saj Sethi u lind, Eva tha, “Perëndia më dha Sethin për të zëvendësuar Abelin”. Sethi ishte një njeri i Perëndishëm qe jetoi 912 vjet dhe kishte shumë fëmijë.

Në botë njerëzit u bënë gjithmonë e më të mbrapshtë, ndërsa një një brez ndiqte tjetrin. Më së fundi, Perëndia vendosi ta shkatërrojë njerëzimin dhe të gjitha bishat e zogjtë. Perëndisë i erdhi keq që e kishte bërë njeriun. Por një njeri i pëlqeu Perëndisë . .

Ky njeri ishte Noeu. Një pasardhës i Sethit, Noeu ishte i drejtë dhe i patëmetë. Ai ecte me Perëndinë. Ai u mësonte gjithashtu edhe bijve të tij ti bindeshin Perëndisë. Tani Perëndia, po bënte plan ta përdorte Noeun, në një mënyrë shumë të çuditshme dhe të veçantë.

Fund

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Bibël Për Fëmijët

Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php