Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bibël Për FëmijëtShembull

Bibël Për Fëmijët

DITA 6 NGA 8

Grauja qëndronte anës së një kodre të zhurmshme, sytë e saj duke vështruar lart një skenë të tmershme. Biri i saj po vdiste. Kjo nënë ishte Maria, dhe ajo po qëndronte pranë vendit ku Jezusi po gozhdohej në një kryq.

Si ndodhi e gjitha kjo? Si mundej Jezusi te përfundonte një jetë aq të mrekullueshme, në një mënyrë të tmerrshme? Si mundej Perëndia të lejonte Birin e Tij të gozhdohej në kryq, dhe të vdiste atje? A bëri Jezusi ndonjë gabim, se kush ishte ai vetë? A dështoi Perëndia?

Jo Perëndia nuk dështoi. Jezusi nuk kishte bërë asnjë gabim. Jezusi gjithnjë e dinte se Ai do të vritej nga njerëz të ligj. Madje qysh kur Jezusi ishte fëmijë, një burrë i moshuar i quajtur Simeon i kshte treguar Marisë se trishtim do të vinte.

Disa ditë përpara se Jezusi të vritej, një grua erdhi dhe derdhi vaj të parfumuar mbi këmbët e Tij. “Ajo po shpërdoron para”, një dishepull u ankua. “Ajo ka bërë një punë të mirë”, Jezusi tha. “Ajo e ka bërë për varrimin tim”. Çfarë fjalë të çuditshme!

Pas kësaj, Juda, një nga dymbëdhjetë dishepujt, ra dakord ta tradhtonte Jezusin tek krerët e priftërinjve për 30 monedha argjendi.

Në festën Judease të Pashkëve, Jezusi pati darkën e fundit me dishepujt e Tij. Ai u tregoi atyre gjëra të mrekullueshme reth Perëndisë dhe premtimeve të Tij për ata që e duan Atë. Pastaj Jezusi dha bukë dhe një kupë për ata, për ta ndarë. Këto ishin për ti kujtuar ata, që trupi dhe gjaku i Jezusit ishin dhënë për të sjellë faljen e mëkateve.

Atëherë Jezusi u tha miqve të Tij, se Ai do të tradhtohej dhe ata do vraponin tutje. “Unë nuk do të vrapoj tutje”, këmbënguli Pjetri. “Përpara se gjeli të këndojë, ti do të më mohosh tre herë”, i tha Jezusi.

Më vonë atë natë, Jezusi shkoi të lutej në Kopshtin e Gjetsemanit. Disheujt që ishin me Të i zuri gjumi. “O Ati im”, Jezusi u lut, “.. Largoje këtë kupë nga Unë. Megjithatë, jo siç dua unë, por siç do Ti”.

Papritmas një grup njerëzish u futën në kopësht, të drejtuar nga Juda. Jezusi nuk rezistoi, por Pjetri i preu veshin një burri. Qetësisht, Jezusi preku veshin e atij burri, dhe e shëroi atë. Jezusi e dinte që arrestimi i Tij, ishte pjesë e vullnetit të Perëndisë.

Turma e çoi Jezusin tek shtëpia e kryepriftit. Atje drejtuesit Judenj, thanë që Jezusi duhet të vdiste. Aty pranë, Pjetri qëndronte anash zjarrit të shërbetorëve dhe vështronte. Tre herë njerëzit hodhën sytë nga Pjetri dhe thanë, “Ti ishe me Jezusin!” Tre herë Pjetri e mohoi, pikërisht ashtu si Jezusi kishte thënë. Pjetri madje edhe mallkoi dhe u betua.

Pikërisht atëherë një gjel këndoi. Ishte si zëri i Perëndisë për Pjetrin. Duke kujtuar fjalët e Jezusit, Pjetri qau me hidhërim.

Edhe Judas i erdhi keq. Ai e dinte që Jezusi nuk ishte fajtor për ndonjë mëkat ose krim. Juda mori ti kthente 30 monedhat e argjendit, por priftërinjtë nuk donin ti merrnin mbrapsht.

Juda i hodhi paratë poshtë, doli jashtë dhe vari veten.

Priftërinjtë e sollën Jezusin përpara Pilatit, qeveritarit Romak. Pilati tha, “Unë nuk gjej gabim tek ky njeri”. Por turma bëritste vazhimisht, “Kryqëzoje! Kryqëzoje!”

Më në fund Pilati u dorëzua, dhe e dënoi Jezusin me vdekje në kryq. Ushtarët e goditën me grushta Jezusin, e pështynë në fytyrë, dhe e fshikulluan. Ata bënë një kurorë mizore me gjemba të gjatë e të mprehtë dhe ia ngjeshën Atij mbi krye. Pastaj ata e gozhduan Atë në një kryq të drunjtë që të vdiste.

Jezusi gjithmonë e dinte se do të vdiste në atë mënyrë. Ai dinte gjithashtu se vdekja e Tij do ti sillte falje mëkatarëve që besojnë në Atë. Dy kriminelë u kryqëzuan përkrah Jezusit. Njëri besoi në Jezusin dhe shkoi në parajsë. Tjetri nuk besoi.

Pas orësh vuajtje, Jezusi tha, “U krye”, dhe vdiq. Puna e Tij ishte përmbushur. Miqtë e varrosën Atë në një varr privat.

Ushtarët romakë e vulosën dhe ruanin varrin. Tani asnjeri nuk hynte dot më brenda, as dilte dot jashtë.

Nëse ky do të ishte fundi i historisë, sa e trishtueshme do të ishte. Por Perëndia bëri diçka të mrekullueshme. Jezusi nuk qëndroi i vdekur.

Herët në mëngjesin e ditës së parë të javës, disa nga dishepujt e Jezusit e gjetën gurin të rrokullisur tutje varrit. Kur ata vështruan brenda, Jezusi nuk ishte më atje.

Një grua qëndroi duke qarë pranë varrit. Jezusi iu shfaq asaj! Ajo nxitoi me gëzim të madh t'ia tregonte dishepujve të tjerë. “JEZUSI ËSHTË I GJALLË! JEZUSI ËSHTË RINGJALLUR PREJ SË VDEKURISH!”

Shpejt Jezusi erdhi tek dishepujt e Tij, dhe u trgoi atyre duart e çpuara prej gozhdëve. Ishte e vërtetë. JEZUSI ISHTE I GJALLË SËRISH! Ai e fali Pjetrin që e pati mohuar, dhe u tha dishepujve tu tregojnë të gjithëve rreth Tij. Pastaj Ai shkoi përsëri në Parajsë, prej nga ku kishte ardhuar atë Krishtlindje të parë.

Fund

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Bibël Për Fëmijët

Si filloi të gjitha këto? Nga kemi ardhur? Pse ka kaq shumë mjerime në botë? A ka ndonjë shpresë? A ka jetë pas vdekjes? Gjeni përgjigjet kur lexoni këtë histori të vërtetë të botës.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Bible for Children, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://bibleforchildren.org/languages/albanian/stories.php

Plane të ngjashme