Ura për te MarkuShembull

Jezusi dhe Juda
Fillimisht Juda ishte shumë i gëzuar për Zotin Jezus. Përmes Tij, ai pa shpresën për një të ardhme më të mirë. Juda ishte i sigurt që Jezusi do t’i drejtonte judenjtë në luftë kundër romakëve. Kur romakët të mposhteshin, Juda mbase mendonte se do të merrte një pozicion të rëndësishëm me shumë të ardhura. Por, ndërsa e dëgjonte Zotin Jezus, doli qartë që Jezusi nuk ishte ai që Juda mendonte. Juda ishte i zhgënjyer, por jo vetëm kaq; ai filloi ta urrente Zotin Jezus, Atë që i shkatërroi ëndrrën. Në fund vendosi ta tradhtonte Jezusin dhe t’i ndihmonte armiqtë e Tij që ta vrisnin!
Zoti e dinte se çfarë po ndodhte në zemrën e Judës. Ai e dinte që Juda e urrente dhe kishte qenë duke planifikuar ta tradhtonte Atë me kohë. Sërish, Ai e trajtonte Judën me dashuri. Jezusi nuk ia ekspozoi kurrë mendimet e shëmtuara të Judës asnjërit që kishte përreth. Ja pse askush nuk dyshonte te Juda, kur Jezusi shfaqi që njëri prej dishepujve do ta tradhtonte Atë.
Pse u soll me aq mirësi Zoti Jezus ndaj Judës? Ai e bëri këtë në bindje ndaj vullnetit të Atit. Perëndia na urdhëron që ta duam të afërmin tonë – jo vetëm ata që janë të mirë, por edhe ata që janë armiqtë tanë. Në këtë mënyrë e trajtoi Jezusi, Judën, armikun e Tij.
Zoti i njeh zemrat tona. Ai e di se çfarë mendojmë për Të. Mbase nuk mendoni se e urreni Jezusin ashtu si Juda, por e vërteta është që, ne nuk e duam Atë ashtu siç duhet. Perëndia na trajton me shumë mirësi. Çdo ditë Ai na rrethon duke na mbrojtur, duke siguruar strehë në shtëpi të ngrohta e të sigurta, duke siguruar ushqim dhe duke na bekuar me prindër e familje që na duan. Pse? Ai e bën këtë për të na treguar mirësinë e Tij. Ai kërkon zemrat tona, dashurinë tonë dhe pendesën tonë.
Imagjinoni sikur të zbuloni që një miku juaj po bën plane për t’ju tradhtuar. Sa e lehtë do të ishte të bëni thashetheme për këtë, duke u treguar të gjithëve për të! Ju mund të mendoni për mënyra se si të hakmerreni, me siguri, nuk do të keni dëshirë ta trajtoni me dashamirësi. Nëse jeni në atë situatë, mendoni se si Jezusi u përpoq ta fitonte Judën!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al