Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dua të kthehem tek Perëndia!Shembull

Dua të kthehem tek Perëndia!

DITA 2 NGA 5

Etje Për Fillim Të Ri!

Të gjesh rrugën e kthimit te Perëndia është moment jetë-ndryshues por gjithashtu është edhe proces rritjeje dhe forcimi i karakterit tonë, në ngjasim me atë të Perëndisë. Sot do të fokusohemi tek këto dy vargje: "Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje."

  • Së pari - Atëherë erdhi në vete.
  • Së dyti - Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë.

Kur ky djalosh erdhi në vete, ai po përjetonte etjen e dytë. Po ty, a të ka ndodhur një gjë e tillë, në një fazë të jetës? Ti doje të provoje gjëra të reja dhe kush nuk të ka folur:“Ej, thirri mendjes! Ajo rrugë s'të çon në ndonjë drejtim të mirë!’’. Ta kanë thënë shokët, anëtarë të familjes, gruaja/burri, kolegët e punës, por edhe pse dukeshin bindëse faktet që thonin ata, prapë nuk doje të ndryshoje. Vazhdove të njëjtin stil jete derisa hase fundin dhe...Aty të doli gjumi, i thirre mendjes. Erdhe në vete dhe shikon se çfarë rrëmuje të madhe ke bërë për shkak të vendimeve koti që ke marrë. Ndjen keqardhje dhe brenda vetes ke një dëshirë të thellë, etje të madhe: "Sikur t'ia filloja edhe një herë nga fillimi?!" Kjo është pjesë e rëndësishme në këtë histori, sepse askush nuk mund ta gjejë rrugën e kthimit te Perëndia nëse nuk vjen në vete, nëse nuk zgjohet.

Njeriu nuk mund të shërohet nga një ves nëse nuk e kupton vetë i pari, nëse ndërgjegja e tij nuk e bind që e ka gabim, nëse zëri i Frymës nuk e bind.”

Vendosi për t'u kthyer në shtëpi. Ose e thënë ndryshe, ajo që djali bëri, kur u kthye mbrapa tek i ati, quhet“pendesë”. Fjala "pendesë" në gjuhën origjinale Greke është: "Metanoia".
Kjo fjalë haset shumë shpesh në Dhjatën e Re dhe do të thotë: “Të Ndyshosh Mendim”. Fjala ‘pendesë’ në gjuhën Hebraike është: "Teshuva" që do të thotë:“Të Kthehesh.”

Pra, fjala pendesë do të thotë që mendosh ndryshe dhe të kthehesh atje nga ke ardhur. Kur Jezusi po e tregonte historinë, Ai tha se djali më në fund erdhi në vete, po mendonte ndryshe dhe vendosi të kthehej nga kishte ardhur, të kthehej tek Ati i tij.

Por, është e vështirë të kthehesh apo jo?

  • Nëse merret vesh, a do të më pranojnë kështu siç jam?
  • A do të jetë e njejtë miqësia ime me të tjerët kur ta marrin vesh?
  • A mund të falë Perëndia një njeri si unë, me gjithë ato të zeza që kam bërë?

Ka mundësi që këto janë disa pyetje që vijnë vërdallë në mendjen tënde dhe në vend që të kthehemi në shtëpi, ne ri-kthehemi te ky cikël pa fund i keqardhjes:“Jam i Etur për ta filluar nga fillimi, dua të jem i falur, dua të jem i pastruar, por s'ma ma mban të hap zemrën me dikë, s'ma mban të hap zemrën as me Perëndinë dhe ngec në ciklin e keqardhjes”. Ka njerëz që ngecin në këtë cikël muaj të tërë, disa herë edhe vite me radhë.

E di çfarë? E gjithë kjo mund të ndryshojë sot. Lutja jonë është që ti do ta gjesh rrugën e kthimit të Perëndia. Ti e di si përfundoi historia e djalit, unë dhe ti kemi një Atë të dashur që mezi po pret që ne të kthehemi në shtëpi.

Sot unë dua të të nxis që të bësh këtë lutje:"Perëndi, nëse Ti je i vërtetë, unë dua të të gjej, m’u shfaq Ti mua. Më bëj të kuptoj qartë që me Ty, unë mund t'ia filloj nga fillimi.Perëndi, nëse Ti je i vërtetë, unë dua që të të gjej, m’u shfaq Ti mua. Më bëj të kuptoj qartë që me Ty, unë mund t'ia filloj nga fillimi.”

Ti nuk ke pse jeton në ciklin e keqardhjes përditë, në ciklin e Etjes për të marrë falje dhe dëshirës për të patur një mundësi të dytë, Etjes për një fillim të ri. Historia e Djalit Plangprishës, e djalit të humbur, në një farë mënyre ngjan me historinë tënde, me historinë e jetës sime, me historitë e jetëve tona. Ati i dha atij fillim të ri dhe na jep secilit prej nesh një fillim të ri gjithashtu.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Dua të kthehem tek Perëndia!

Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al

Plane të ngjashme