Dua të kthehem tek Perëndia!Shembull
Etje Për Ndihmë!
A ke qenë në një situatë ku ke patur shumë nevojë për ndihmën e dikujt? Ishe në një situate ku nuk po ia dilje dot vetë, ku nuk po i jepje dot drejtim vetë? Një e frikshme, një e sikletshme.
Kjo etje, i ndryshon të gjitha gjërat. Është momenti kur ndalon së provuari për t'i rregulluar gjërat vetë; ndalon provat për ta rregulluar vetë jetën, situatën. Në këtë moment e kupton se:“Nuk ia dal dot vetëm.” Ne këtë pikë lutja bëhet: “Perëndi, nëse Ti je i vërtetë, më ndihmo që të vij tek Ti për të kërkuar ndihmë.”
Por përpara se të gërmojmë pak më thellë aty, le të shikojmë një herë, kur kthehemi në shtëpi, çfarë lloj Ati do të gjejmë aty? Si është ky Ati që po na pret?
Luka 15:20 "U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi."
Perëndia është Ai që lëshohet me vrap drejt nesh. Ati i del para, e përqafon me gjithë shpirt dhe e mbulon me puthje. A e kupton se çfarë Ati është Perëndia? Ai është një Atë që pret, që rri e pret për ty.
Kur vjen në pikën dhe e pranon: “Unë kam nevojë për ndihmë” , ky është reagimi i Perëndisë ndaj teje, si i këtij atit të dashur. Këtë lloj Perëndie ke për të gjetur edhe ti. Një Atë që vjen me vrap drejt teje me krahë hapur që të pranon siç je, që të mbulon me puthje, të shtrëngon me gjithë shpirt, që qan nga gëzimi. Ai, është gati për të të ndihmuar ty. Ndihma që ke nevojë quhet Jezus. Ai që po e tregon historinë e djalit të humbur, është Jezusi vetë. Arsyeja pse Ai e tregoi këtë histori është që të na ndihmojë ne që të gjejmë kollaj rrugën e kthimit te Perëndia.
Kur vjen në atë pikë të jetës tënde, kur ndjen etje të madhe, nevojë të madhe për ndihmë, do të gjesh se ndihmësi yt është Jezusi vetë, i cili është i gatshëm për të ndihmuar.Nëse ti zgjedh të kthehesh në shtëpi sot, ta dish se Ai do të vrapojë drejt teje. Ai do të presë me krahë të hapur dhe kjo lloj ndihme e ka emrin Jezus.
Nëse nuk e ke vendosur akoma për t'i besuar Jezusit si Zot dhe Shpëtimtari yt, tani është momenti. Ndoshta Perëndia të është shfaqur në mënyra të ndryshme këto ditë, Ai do që ti të kthehesh në shtëpi. A je gati të vendosësh për t'u kthyer në shtëpi tek Ai, tani?
Për ty që e ka marrë vendimin për ta ndjekur Jezusin prej kohësh, por ke qenë i larguar, ti e ke gjetur veten në këtë rreth pafund, cikël keqardhjeje dhe sot dot që të dalësh jashtë. Do që t'ia dorëzosh sërish veten totalisht Atij. Duke ia dorëzuar zemrën, jetën Jezusit, duke i kërkuar Atij: "Më jep një zemër të re, më bëj njeri të ri në Ty". Kërkoji Atij të të japë një drejtim të ri. Këkoji Jezusit të të shpëtojë ty nga vetja jote.
Sot, dua të të ftoj të hidhësh një hap guximi dhe të thuash:“Unë kam nevojë për ndihmë. Unë jam gati për t'u kthyer në shtëpi. Dua të kthehem në shtëpi.”
Duhet kurajo për t'i thënë vetes:"Unë kam nevojë për ndihmën e Perëndisë.
Ti je trim/trimëreshë sepse ti do që të kthehesh në shtëpi. Eja në shtëpi, Perëndia po të pret!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al