Dua të kthehem tek Perëndia!Shembull
Etje Për Jetë Me Bollëk!
Jezusi e premtoi që ne mund ta kemi këtë lloj jete tek Gjoni 10:10, "Unë kam ardhur që të keni jetë e ta keni më bollëk." Çfarë kuptimi mund ketë kjo pjesa e fundit, Jetë me Bollëk?
Për shumë njerëz kuptimi "Jetë me Bollëk" do të ishte: Dua të kem më shumë nga sa kam tani.Dua një punë më të mirë se kjo që kam, një rrogë më të mirë, pushime më të mira nga ato që kam bërë, një lidhje të mirë, një marrëdhënie më të mirë në familje. Duken të bukura këto apo jo?
Por Jezusi nuk po thoshte këtë gjë kur e tha vargun: "Unë ju jap jetë me bollëk".
Në gjuhën orgjinale në të cilën u shkrua Dhjata e Re, kishte dy fjalë të ndryshme për fjalën jetë. Njëra ishte fjala BIOS, nga ku vjen dhe fjala Biologji. BIOS ka kuptimin, jeta natyrale. Në jetën Bios futet gjumi, ngrënia…
Por ishte dhe një fjalë tjetër që përkthehet po jetë në Bibël dhe është fjala ZOE. Zoe, e përfshin jetën BIOS por shkon pak më tutje. Bios është ajo pjesa që kërkon të ketë më shumë se ç'ka tani; ka të bëjë më shumë me sasinë. Kurse ZOE ka të bëjë me cilësinë e jetës, me cilësinë e të jetuarit që vjen në momentin kur ti njeh Perëndinë. Jeta ZOE është jeta e përjetshme, është ajo jetë e jona që nuk mbaron kurrë. Kjo lloj jete fillon kur ti kthehesh te Perëndia dhe nuk mbaron kurrë. Por gjithashtu jeta ZOE ka lidhje edhe me cilësinë e jetës që na jep Perëndia sot.
Kur Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.”A e gjen dot për cilën jetë e kishte fjalën Ai, për Bios apo Zoe? Jezusi po fliste për një jetë cilësore me Perëndinë e cila të ndryshon të shkuarën, i jep kuptim të sotmes dhe siguron të ardhmen, jo thjesht një lloj jete që ti të kesh më shumë.
Kur ti e gjen rrugën e kthimit te Perëndia, ti zbulon jetën ZOE. Ne kemi qenë duke parë historinë e djalit të humbur gjatë gjithë serisë dhe kemi parë kontrastin e jetës Bios dhe jetës Zoe. ". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë" thuhet tek Luka; thënë ndryshe babai e ndau jetën e tij bios mes dy bijve. Unë jam gati t'ua jap bijve të mi gjithë jetën Bios që kam, por shpejt ata do të kuptonin se të kesh më shumë nuk do të thotë që do të kenë jetë të ngopura.
Jeta Zoe, është jeta me Atin, me Perëndinë. Perëndia nuk do që ta kemi mendjen vetëm te jeta Bios ndërkohë që Ai na ka krijuar për jetën Zoe. Perëndia do që të jetojmë jetën me bollëk, jetë me Të dhe jetë në Të.
3 mënyra sesi Jeta ZOE të jetë e plotë në ne.
- Festojmë:Festojmë Për Ata Që Ishin Të Humbur dhe u Gjetën. Nëse ti e ke gjetur rrugën e kthimit te Perëndia, atëherë ke një arsye të madhe për të festuar. Ti ishe i humbur dhe tani u gjete. Të jepet mundësia për ta shumëzuar me zero të shkuarën, për ta pastuar. Të është dhënë një qëllim për të jetuar. Të është dhënë shpresë për të ardhmen.
- Lidhemi: Zbulojmë që jemi më mirë bashkë.Ti nuk mund ta përjetosh jetën ZOE i vetëm. Kur lidhemi, kuptojmë se jemi më mirë bashkë sesa vetëm. Ne jetën e re që na jepet nga Perëndia, na duhet inkurajim nga dikush dhe dikush që na mban përgjegjës, sepse në këtë lloj forme do të rritemi dhe do të forcohemi në udhëtimin me Perëndinë.
- Kontribuoj: Bëhemi pjesë e planit të Perëndisë. Perëndia ka një plan, një ëndërr të madhe për këtë botë dhe do që ti të jesh pjesë e saj. Perëndia ka një plan për Shqipërinë dhe qytetin tonë. Ëndrra e tij, synimi i Tij i madh është që çdo njeri të ketë mundësi të dijë, të dëgjojë, të kuptojë se Perëndia e do atë person. Perëndia do që çdo person ta gjejë rrugën e kthimit tek Ai. Ne besojmë që Perëndia do të na përdorë që të ndihmojmë shumë njerëz të gjejnë rrugën e kthimit te Perëndia.
Perëndia të fton ty që të kontribosh në këtë gjë. Ti ke rolin tënd në këtë ëndërr të madhe të Perëndisë. Dëshira e Tij është që të hedhësh hapin i pari për t'i treguar për Dashurinë e Perëndisë, sepse ishte Ai i pari që erdhi dhe të deshi ty pa kushte.
Kur ne e kuptojmë me të vërtetë jetën e re, jetën Zoe, që na jep Perëndia, ne i shikojmë mundësitë që na sjell e ardhmja në formë komplet ndryshe. Ndryshojnë prioritetet. Jeta bëhet më e plotë, më e mirë, më e madhe se ç'ka qenë më parë.
Jeta jote me Jezusin është udhëtim që nuk ke pse e bën vetëm. Në fakt kur ti fillon këtë udhëtim nuk do të jesh asnjë çast pa Atin Perëndi.Nëse e gjen veten larg, duke kërkuar si të shuash etjet e tua, ose duke menduar që ti i di të gjitha… ti e di se çfarë të bësh.
Eja te jeta që është plotësisht e gjallë. Ti tani e mësove rrugën për në shtëpi, dhe mos harro që në shtëpi është vendi yt. Sepse kur je në shtëpi, Krishti është me ty, jeton në ty dhe kjo sjell, kjo bën ndryshimin, jeta Zoe.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al