Dua të kthehem tek Perëndia!Shembull
Etje Për T'u Ndjerë i Dashur!
Ti ke arritur në shtëpi. Por edhe pse ke arritur në shtëpi, udhëtimi nuk ka mbaruar. Këto etje janë momente jetë-ndryshuese, por jo vetëm kaq, janë dhe proces rritjeje sepse kur ti kthehesh në shtëpi nuk do të thotë që çdo gjë rregullohet në mënyrë magjike.
Disa herë, edhe pse jemi kthyer në shtëpi, në harrojmë se kush jemi… kemi humbur identitetin. Prandaj është shumë e rëndësishme etja për të cilën do të flasim sot, sepse do të flasim për sekretin e identitetit të vërtetë. (Luka 15:21-24)
Te historia jonë, Jezusi foli për Djalin e humbur, që tani po kthehet në shtëpi, ai mendon që po kthehet me një identitet të gabuar, që tani s'do të jetë bir, por do të jetë shërbëtor. Nëse e mban mend, i ati e pa në horizont dhe zemra iu mbush me dhembshuri dhe shkoi me vrap e përqafoi. Shiko si i thotë djali babait. "Atë, mëkatova kundër qiellit dhe ndaj teje. Nuk jam më i denjë të quhem biri yt." (Luka 15:21)
Ndoshta edhe ti mund të jesh ndjerë kështu. Ndoshta ti po ndihesh kështu edhe tani. Ti e ke gjetur rrugën e kthimit te Perëndia, por etjet e tua në vend që të të afrojnë te Perëndia, po të largojnë larg Perëndisë dhe larg shtëpisë. Ti ke një mal me dhimbje dhe një mal me keqardhje. Ti ndjen aq shumë turp dhe faj saqë e dyshon, nëse je i denjë që Perëndia të të përqafojë.
Djali i humbur në historinë tonë ndihej i turpëruar. Turpi e kishte ndjekur siç të ndjek hija. Kjo na ndodh edhe neve apo jo?
- Turpi mundohet që të të mbulojë si një hije e zezë kur ti po kthehesh në shtëpi.
- Turpi do që ne të harrojmë se kush jemi dhe kujt i përkasim.
- Turpi na pëshpërit: “Me kë po tallesh? Ti nuk meriton falje, ti nuk meriton dashuri.”
- Turpi na pengon që të mos e pranojmë identitetin tonë të ri.
Ndërkohë që djaloshi po tundte kokën dhe ndihej shumë i turpëruar dhe insistonte: “Unë nuk jam më i denjë të quhem biri yt", i ati thirri me të shpejtë shërbëtorët e tij.
(Luka 15:22) “Shpejt. Sillni rrobën më të mirë dhe vishjani. Verini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.”
Ka mundësi që djali do të jetë trullosur. Për mua, rroba, unazë, sandale…? Këto dhurata ishin shenjë dashurie nga babai ndaj birit dhe secila prej tyre kishte shumë kuptim në kulturën kur u tregua historia.
- Roba- Nuk është e nevojshme që të tregosh sa i zoti je. Çlodhu dhe qetësohu, ti je në shtëpi. Ti je bir, ti je bijë, kaq mjafton.
- Unaza - (autoriteti dhe pushteti i kaloi birit) Nuk ke pse shqetësohesh. Ai të premton se nuk do të të lërë, nuk do të të braktisë.Ti je i sigurt kur je në shtëpi.
- Sandalet - (simbol pranimi) Nuk je më vetëm. Ti ke gjithë vëmendjen, gjithë dashurinë, je i pranuar ashtu siç je, kur je në shtëpi.Ti e di me siguri se Ati qiellor të do ashtu siç je dhe se nuk duhet të ndryshosh vetë para se të shkosh tek Ai.
Këto tre dhurata komunikonin të vërtetat e identitetit të tij. Ai nuk ishte dështak, as i huaj. Ai nuk është shërbëtor, skllav apo i punësuar. Ai ishte përsëri bir në atë familje. Kjo ishte gjendja e tij e re. Kjo ishte karta e re e identitetit të tij.
Ndoshta edhe ti ndihesh kështu, ndihesh sikur e ke humbur identitetin tënd? Prandaj ke etje për t'u ndjerë i dashur. Kur e shuajmë këtë lloj etjeje, largohen hijet e turpit dhe ti kupton: “Pavarësisht të gjithave, Perëndia më do shumë. Unë jam bir, jam bijë e Perëndisë dhe ky është identiteti im i vërtetë. Jam i çmuar për Të.’’
Ndalo së thëni:“Unë nuk e meritoj këtë gjë” dhe fillo të thuash:“Perëndia më do shumë dhe më do kështu siç jam.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al