Stinët e zemrësShembull

Siguria triumfuese e popullit të Perëndisë
Unë i ruajta ata që ti më ke dhënë. - Gjoni 17:12
Ku gjendesh ti? Në fushën e betejës, në kullën e vrojtimit, apo e rrethuar me këngë çlirimi? Ashtu siç nuk i përkasim vetvetes, ne nuk kemi të drejtë zgjedhjeje se si do të udhëhiqemi ose me çfarë mjetesh do të udhëzohemi. “Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si beben e syrit të tij.” "E ruajti" përmes fuqisë së Perëndisë nëpërmjet besimit deri në shpëtim dhe "e ruajti" në rastet dhe vendet më të mrekullueshme; "e ruajti" në përmbytje dhe në flakë; "e ruajti" në dritë dhe në errësirë; "e ruajti" në bollëk dhe në varfëri; "e ruajti" në furrën e ndezur shtatë herë dhe në strofkën e luanëve; dhe "e ruajti" të sigurt në çdo gjë; "e ruajti" edhe kur Ruajtësi hyjnor u duk se u dha përparësi armiqve tanë. “Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona. Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët."
Oh! Kjo është udhëheqja dhe ruajtja e çmuar, që të na nxjerrë nga vetja dhe të na bëjë krijesa në Krishtin, në vendin tonë të çmuar, sepse në Të do të jemi të sigurta nga frika e së keqes, do të ngopemi në ditët e zisë dhe nuk do të kemi frikë në vitin e thatësirës. Duke qëndruar në Të, të gjitha planet e armiqve tanë do të bien.
Oh, fort të dashura, të lumë janë ata që kanë Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilëve është te Zoti. “Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur.” “Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.” "Ai do të banojë në vende të larta, shkëmbinjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t'i jepet, uji i tij do t'i sigurohet” - sepse ata pinë nga ai shkëmb shpirtëror që i ndjek, ky shkëmb është Krishti. "Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.”
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al