Stinët e zemrësShembull

Një Nuse e bukur
Ti je e tëra e bukur, mikja ime. - Kënga e Këngëve 4:7
Dëgjoj shpesh besimtare të ndrojtura që druhen, të thonë: “një tekst i tillë nuk mund të ketë lidhje me mua. Unë jam e kundërta e gjithçkaje që është e drejtë dhe pa të meta. Sytë e shpirtit tim kanë parë pamje të tmerrshme, të cilat nuk do të mund t'i harroj kurrë dhe unë e urrej veten dhe mëkatin tim aq shumë, saqë, megjithëse besoj se Perëndia më ka falur për hir të Krishtit, e ndiej të pamundur të besoj se ato fjalë të çmuara i drejtohen një personi kaq të gabueshëm dhe të papërsosur si unë.”
Megjithatë, shpirt që druhesh, do të të këshilloja të merrje guxim dhe të shikoje lart! Dashuria e Krishtit për Kishën e Tij shprehet mrekullisht te Kënga e Këngëve dhe nëse je besimtare në Të, je pjesë e asaj Kishe po aq sa nusja dhe bashkëshortja e Tij, po aq sa shenjtori më i madh ose dishepulli më i shquar. Eja, pra, e ndrojtur, mos ki frikë të rrokësh të vërtetën që tani është vënë para teje. Mos vono për t'u gëzuar me faktin e bekuar se je vërtet e dashur për Zotin. Dhe kur Ai thotë: "Ti je e tëra e bukur, mikja ime", mos e hidh poshtë Atë duke vajtuar për errësirën tënde, por përkundrazi, përkulu me adhurim para Tij duke u ngazëllyer në mrekullinë që dashuria e Tij ka bërë në ty. Nuk është mirë që Nusja e Krishtit të injorojë bukurinë e Tij që Ai ka vënë mbi të dhe të vazhdojë të vajtojë për plagët dhe njollat të cilat dashuria e Tij e madhe i shpërfill dhe i harron.
Është plotësisht e vërtetë se, në vetvete, besimtarët janë fatkeqësisht të papërsosur dhe mëkatarë, por nëse Zoti Jezus, në mëshirën e Tij të mrekullueshme, e zhvesh Veten për të mbuluar padrejtësinë e tyre, ata duhet të kënaqen sepse bëhen kështu "të bukur" në sytë e Tij. A pyet vallë, "pse duhet ta bëjë Ai këtë?" Shiko fjalët pasardhëse, "mikja ime". Ne nuk mund ta kuptojmë misterin dhe madhështinë e dashurisë hyjnore, por kjo është arsyeja e vetme dhe e mjaftueshme për nderimin e Zotit të dashur ndaj nesh. Dhe kur Ai përdor një gjuhë kaq tërheqëse, zemrat tona shkrihen dhe magjepsen nga përulja e Tij.
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al