Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 353 NGA 365

Të vuash si e krishterë

Duke zgjedhur më mirë të keqtrajtohet. - Hebrenjve 11:25

Sa herë që mundohesh fizikisht dhe përballesh me ashpërsinë e krijesave të tjera, mos u shqetëso shumë për këtë, por nxito me anë të besimit te Krishti, zemra dhe krahët e hapur të të Cilit janë gati të të përqafojnë, i Cili mundohet me ty në të gjitha mundimet e tua, pasi përmes përdëllimit të dashurisë së Tij i bën ato të Tijat. Nëse nuk mund të gjesh as një pikë keqardhjeje në lumin e krijesave, nxito drejt burimit të plotë, oqeanit të pamasë të dhembshurisë dhe drejt thellësive të Perëndisë në Krishtin. Dhe atje laje shpirtin tënd në kënaqësi të reja dhe gjithnjë freskuese dhe pusho e qetë kur të gjendesh në mes të dhimbjes.

Dhe sa i përket mundimeve të tua mendore, kur të pengohesh për gjëra të rëndësishme, aq sa të vihesh në lojë: shiko Jezusin, Jezusin zemërbutë dhe të përulur, i Cili duroi poshtërime të tilla të mëkatarëve kundër Tij, që të mos lodhesh dhe të ligështohesh në mendjen tënde. Ndjekësit e Krishtit, i Cili qe i dhembshur dhe zemërbutë dhe që na ka kërkuar të mësojmë prej Tij, duhet të jenë të ngjashëm me Të. Dhe Ai, ndonëse ishte Bir, mësoi bindjen nga gjërat që përjetoi. Puno për të bërë të njëjtën gjë dhe për të treguar të njëjtat hire sipas masës tënde, nën vuajtjet e tua, të cilat shkëlqyen dukshëm në Krishtin.

Dhe mos mendo se është e çuditshme se, nëse kërkon Jezusin dhe dëshiron ta ndjekësh Atë, do të hasësh kundërshtim nga të afërmit e tu. Në asnjë mënyrë kundërshtimi me të cilin do të përballesh nuk të pengon nga një dëshmi zemërbutë dhe e përulur për Krishtin dhe gjërat e Tij. Sepse ti e di që Zoti i të krishterëve ka thënë: "Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, edhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim në qiej. Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim, që është në qiej.” Nëse vuan si e krishterë, mos u shqetëso, por përkundrazi gëzohu që je bërë pjesëmarrëse e vuajtjeve të Krishtit, që kur lavdia e Tij të zbulohet, të gëzohesh gjithashtu me një gëzim të jashtëzakonshëm, që, pasi të kesh vuajtur me Krishtin, të përlëvdohesh së bashku me Të.

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 352Dita 354

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al