Stinët e zemrësShembull
Stinë të paqëndrueshme
Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia. - Psalmi 42:5
Çfarë të shqetëson? Oh, çfarë Perëndi mëshire që është Perëndia ynë! Shpesh më ka thirrur në një gjuhë të tillë: “Çfarë ke? Pse është e trishtuar zemra jote? A nuk jam unë për ty më i mirë se dhjetë fëmijë?" Kështu Ai e ka kthyer zemrën time drejt Vetes së Vet, më ka bërë të ndihem pranë Tij. Ai më ka lejuar të mbështetem në gjirin e Tij, të varem në krahun e Tij dhe të them fjalën, “Abba, Atë.” Në momente të tilla të bekuara toka më është dukur asgjë dhe rruga nga toka deri në qiell vetëm një hap dhe koha mes tyre, vetëm një moment; dhe shoqërinë time këtu, të mjaftueshme për të më kënaqur udhës. Në momente të tilla të bekuara jam ndjerë e përsosur, e plotë, tërësisht e ngopur me gjithçka që Perëndia është, gjithçka që Ai bën dhe që mund t'i besoja Atij plotësisht me të gjitha shqetësimet e mia - shpirtërore, të përkohshme dhe të përjetshme.
Oh, çfarë Perëndi i durimit dhe i përdëllimit! Dhe ah sa e çmuar është ajo besëlidhje që ofron hir të përshtatshëm për të gjitha këto stinë të paqëndrueshme! Është ngushëllim i madh për mua që Zoti i di të gjitha. Ka raste kur unë nuk mund ta shoh Atë, por çdo moment Ai më sheh mua. Unë rrëzohem dhe largohem nga Ai, por Ai më mban fort dhe nuk më braktis kurrë. Oh, plan i bekuar, ku Perëndia na mban në siguri, madje dhe nga vetja jonë! Ne jo vetëm që e kemi shkatërruar veten dhe Ai ka qenë ndihma jonë, por ne vazhdimisht po e shkatërrojmë veten dhe Ai përsëri e ripërtërin këtë ndihmë.
Epo, çfarë të themi? O Atë, përlëvdo Emrin tënd dhe le të shtrihemi në dorën Tënde si balta në duart e poçarit, derisa të mbarosh veprën Tënde dhe të na bësh enë mëshire, që të mbushemi me lumturi, pasi të kesh bërë atë çfarë Ti dëshiron në ne dhe prej nesh, në këtë botë, nëpërmjet hirit që është në Krishtin Jezus.
Isabella Graham
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al