Stinët e zemrësShembull
Mos ki frikë të ndjekësh Qengjin
Gjeta strehë te ti, o Zot. - Psalmi 31:1
Zoti e forcoftë besimin tënd në mënyrë që të pajtohesh me të gjitha rrugët dhe mënyrat e Tij. Kur pajtohemi plotësisht, ne mund të ecim me dashuri me Të, edhe kur Ai ecën në kundërshtim me mishin tonë dhe idhujt e tij. Oh ndiqe Atë plotësisht, siç bënë Jozueu dhe Kalebi, të cilët iu përmbajtën besnikërisë së Tij mes gjithë ankesave dhe pamundësive të mishit dhe gjakut, edhe pse populli fliste për t'i vrarë me gurë. Ata ishin mjaft të ndërgjegjshëm për dobësinë e tyre dhe forcën e armiqve të tyre, por megjithatë çfarë? Besimi nuk pa fuqinë e krijesës, por qëndroi i fortë. “Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na e japë neve, “një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë."
Me siguri Krishti është toka jonë e mirë dhe megjithëse mosbesimi dhe Satani xhindosen dhe arsyeja del kundra, bijtë e premtimit do të zotërojnë zotërimet e tyre. "Unë jam pjesa jote", thotë Zoti. Në Të, të gjitha gjërat janë tonat, jo për t'u lavdëruar ose për të pushuar në to, por për të kërkuar gjërat e Krishtit në to dhe lavdinë e Tij me anë të tyre. Oh, Zoti e ushqeftë dhe e rrittë këtë hir të çmuar të besimit. Po, besimi është i fortë në moshë të thyer për të kërkuar përmbushjen e premtimit; dhe, duke parë shumë luftëra dhe mrekulli të Zotit, ai vë në lutje çdo pëllëmbë toke në të cilën është përhapur fjala.
Ah sikur të kishim më shumë si Jozueu dhe Kalebi! Sepse me të vërtetë “ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt”, që do të thotë të ecësh në Të, jo në mish. Zgjedha e Tij është e butë dhe barra e Tij është e lehtë; është përpjekja për t’iu shmangur mjerimit. Kryqi i tij është i veshur me dashuri, sado i ashpër dhe i shëmtuar mund të duket së jashtmi për mendjen e mishtë. Lëvdoje Atë, shpirti im dhe lëvdojeni Atë, ju mike që mbartni kryqin tuaj. Shikoni se çfarë bëri Paraardhësi juaj. Ai, duke mbajtur kryqin e Vet, eci përpara. Mos ki frikë të ndjekësh Qengjin, kudo dhe sido që Ai të të udhëheqë. Në çdo gjurmë Ai ka lënë një bekim. "Zoti është me ju kur ju jeni me të" dhe nëse Ai është për ne, nuk kemi pse të kemi frikë se çfarë mund të na bëjë mishi.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al