Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 354 NGA 365

Lutjet e shenjtorëve

Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lutje dhe përgjërim në Frymë dhe, duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje dhe përgjërim për të gjithë shenjtorët. - Efesianëve 6:17-18

Cila, mike e dashur, do të jetë tema e letrave tona? A duhet që faqet tona të mbushen nga ngjarjet e zakonshme të jetës dhe komplimentet lajkatare të botës, apo nga ajo fe, e cila është lavdia e inteligjencës së ndritshme të qiellit dhe ngushëllimi i besimtarëve që druhen në tokë? Unë besoj se mund të pohoj me besim se kjo e fundit do të jetë zgjedhja jote.

Është një detyrë që u takon bijve të Perëndisë të qortojnë, inkurajojnë dhe frymëzojnë njëri-tjetrin në shtegtimin e tyre drejt botës së sipërme. Çdo i krishterë ka vështirësi për t'i kapërcyer tundimet me të cilat ndeshet dhe luftën që duhet të luftojë, gjëra të cilat bota nuk i njeh. Nëse shtegtarët të cilët banojnë në të njëjtin vend munden të paktën të ngushëllojnë njëri-tjetrin dhe të ëmbëlsojnë udhëtimin me gjemba përmes bashkëpunimit të ngushtë mes tyre, atëherë bëjnë mirë të mos e neglizhojnë atë bashkëpunim.

Shtëpia jonë është në qiell. Ne kemi tundime, vështirësi, sprova dhe dyshime të cilat, nëse jemi besimtare, jemi të gjitha njëherëshi në të. Unë besoj se kam nevojë për lutjet dhe këshillën e të gjithë ndjekësve të Qengjit. "Unë kam një zemër të ligë mosbesimi", të prirur të "që të largohet nga Perëndia i gjallë". Nëse Miku i mëkatarëve do të dëgjojë thirrjet tona të dobëta, ne do të forcohemi dhe bekohemi. Uroj që të gëzosh veprimet e Frymës së Shenjtë në jetë, ngushëllim në vdekje dhe një vend në pallatet e bekimit.

Harriet Newell

Shkrimet e Shenjta

Dita 353Dita 355

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al