Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 351 NGA 365

Një thirrje për pendim

Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t'i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij. - 2 i Kronikave 7:14

Le të kërkojmë me zell që Fryma e hirit dhe e lutjeve të derdhet mbi ne, që të mund të shikojmë rishtazi mbi Atë që e kemi shpuar dhe të mbajmë zi e të jemi të hidhëruara për Të dhe për gjithçka që kemi bërë kundër Tij në ecjen tonë të mishtë, edhe pse ne ishim njerëz shpirtërorë. Le të vajtojmë dhe të përulemi thellësisht para Zotit për mëkatet tona dhe për mëkatet e vëllezërve tanë. Për mëkatet e personave, familjeve dhe kishave. Për mëkatet e kishës dhe shtetit, gjykatës dhe vendit, e për ato të të gjithë njerëzve të një niveli të lartë dhe të ulët.

Në një kohë të tillë si kjo, kur paudhësia rrjedh nëpër rrugët tona si një përrua i fuqishëm dhe merr përpara gjithçka, Perëndia pret që populli i Tij të mbajë zi për turpin e hedhur mbi emrin e Tij të madhërishëm dhe dëmtimin që i është bërë kauzës së lavdishme në tokë. Dhe në veçanti, Ai pret që secili nga bijtë e Tij të vajtojë për pjesën e vet në fajin e përgjithshëm, për atë që çdokush ka bërë, për të çuar përpara paudhësinë, në vend që të kryente detyrën e vet me plot forcë, për të ndaluar valën e tij. O motrat e mia të dashura, le të fillojmë në një zell të vërtetë të jemi të krishtera - t'i përgjigjemi këtij emri që na është vendosur. Le të përpiqemi gjatë gjithë udhës sonë të sillemi në një mënyrë që të bëhet e dukshme se jemi të vajosura me Frymën e Shenjtë, se jemi nën të njëjtin Frymë të Shenjtë, në masën që na është dhënë, që u derdh pa masë mbi Krishtin, Kreun tonë të lavdishëm. Oh, çfarë gjëje e papërshtatshme është për një të krishterë të jetë ndryshe nga Krishti, ndryshe nga Ai në besim, dashuri, zell, përulësi, durim dhembshuri, butësi dhe mirësi ndaj të tjerëve! Dhe nëse duam të jemi si Krishti, le ta bëjmë këtë interesin tonë kryesor, që është qëllimi i madh i thirrjes sonë, "që të shpallni lavdinë e atij, që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme.”

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme