Stinët e zemrësShembull

Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem te ju», thotë Zoti i ushtrive. - Malakia 3:7
Ti nuk mund të zgjedhësh një jetë më të lumtur sesa jeta e një të krishteri. Ky është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrjedhimisht, vetëm kjo mund të na bëjë të lumtura. A nuk janë të kota të gjitha nxitjet që na tërheqin vëmendjen, përveç fesë dhe atyre gjërave që janë në përputhje me të?
A nuk ndjekim kështu një fantazmë, e cila shkëlqen për të na mashtruar, e cila flakëron për të na zënë në grackë? Ne të gjithë jemi në kërkim të lumturisë. “Kush do të na tregojë të mirën?” është pyetja e përbotshme. Dhe si mund të përgjigjemi më mirë sesa duke treguar atë fe që shëron çdo plagë, duke e drejtuar nevojtarin kah balsamit të Galaadit dhe Mjekut të madh? Lumturia e vërtetë nuk mund të ekzistojë në një zemër të pa përtërirë. Ne kemi humbur lumturinë tonë duke hequr dorë nga Perëndia që është burimi i lavdishëm i ngushëllimit të përjetshëm. Megjithatë Ai ka thënë: “Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem te ju”. Oh vetëmashtruese të vdekshme! Si mund t’i shpërfillim fjalët e dashurisë që rrjedhin nga Gjykatësi i të gjithë tokës drejt krijesave të Tij të pabesa dhe fajtore?
Vetëm krishterimi mund të na bëjë të lumtur. Indiferenca e ftohtë dhe pandjeshmëria, ose shtypja e ndjenjës, që u rrënjosën nga disa filozofë të lashtë, mund ta bëjnë një pagan të ndihet madhështor. Por sistemi i tyre i gabuar i teologjisë nuk qe i aftë t'u japë dishepujve të vet atë paqe të shenjtë dhe kënaqësi qiellore, të cilat janë efekti i bekuar i konvertimit të vërtetë në fenë e Jezusit. Vetëm zëri i Tij mund t'i flasë paqe një shpirti të trazuar. “Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate." “Kthehuni, o bij të përdalë, unë do të shëroj rebelimet tuaja.” “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht!” I bekuar qoftë Perëndia ynë që nuk na ka lënë pa shpresë!
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al