A Është Gëzimi Ngjitës?Shembull

Si mund ta mbash gjallë gëzimin që ke përjetuar me Zotin? Pali na tregon se si ta rishikojmë jetën dhe qëllimet tona për të mos e humbur atë gëzim të thellë në Krishtin.
2. Rishikoji gjërat që po bën.
Rishikoji se mos je duke e kërkuar gëzimin në vende të gabuara. Pali bën një krahasim mes asaj çfarë vlen feja dhe asaj çfarë vlen marrëdhënia me Jezusin. Dhe rezulton se ato s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ai tha: "Isha shumë fetar, por përsëri isha i humbur."
Mos Harro Gjërat e Rëndësishme
Kuptoje se çfarë është më e rëndësishme, çfarë të sjell fitim dhe çfarë të sjell humbje. Mos u huto pas gjërave që, në të vërtetë, nuk të sjellin gëzim.
Një nga rastet që na ikën gëzimi është kur harrojmë gjërat e rëndësishme dhe hutohemi pas gjërave pa vlerë.
Pali po thotë se ajo që ka më shumë rëndësi nuk është prestigji, gjërat që ke, pozita, pushteti, apo rroga. Mund t'i kesh të gjitha këto dhe përsëri të mos jesh i gëzuar.
Njerëzit e humbin gëzimin kur harrojnë prioritetet e gjërave. Disa herë, njerëzit kanë frikë; nuk duan të bëhen të krishterë sepse mendojnë se duhet të heqin dorë nga diçka që po bëjnë.
Kur ti ia jep jetën Jezusit, ia dorëzon Atij drejtimin e jetës. Ai e mbush jetën tënde me Frymën e Shenjtë, dhe ti ke një lloj jete, një lloj perspektive që nuk e kishe deri në atë pikë. Kjo është fantastike. Dhe shiko se çfarë lë dhe shiko se çfarë merr: Mëkatet falen; i lë dhe ke ndërgjegje të pastër. Shqetësimet ia lë Atij, ke fuqi për jetën e përditshme. Merr qëllim të ri për jetën. Dhe sigurinë që, kur të ikësh nga kjo botë, do jesh në qiell me Të. Sfidat nuk i kalon vetëm me fuqinë tënde, por me fuqinë e Frymës së Shenjtë. Po, kur zgjedh Jezusin, ti heq dorë nga disa për të marrë disa më të mira.
A ka diçka që ende nuk ia ke dorëzuar Perëndisë? Mos të të mashtrojë i ligu, dorëzoja të gjitha.
"Do ia dorëzoj, por jo këtë, se kjo më jep gëzim ekstra."
Pikërisht ajo gjë: Ajo zonë e jetës që nuk po ia dorëzon Jezusit, do të të vjedhë gëzimin.
3. Rifokuso ambiciet e tua
Gëzimi që zgjat është ta njohësh Perëndinë pak më shumë çdo ditë.
“Qëllimi im në jetë,” thotë Pali, “është ta njoh Atë, ta njoh Krishtin pak më shumë.”
Sa më shumë që e njoh Jezusin personalisht, aq më shumë dua ta njoh më tej. Ky është një proces progresiv: bie në dashuri me Të, lidhem më fort me Të, dhe pastaj dua gjithnjë e më shumë ta njoh, ta kuptoj më qartë, më thellë, më fort.
Kjo është një njohje që ka një fillim, por nuk ka fund. Kështu që: Njihe Jezusin më shumë, më shumë!
Mos ndalo së rrituri dhe së forcuari miqësinë tënde me Jezusin. Kur ndalon rritja e miqësisë me Të, ndalon edhe gëzimi në jetën tënde. Shpesh të krishterët e fillojnë miqësinë e tyre me Perëndinë dhe... kaq, nuk rritet më.
Pse? Sepse marrëdhënia me Perëndinë, ashtu si çdo lidhje tjetër, kërkon…
Kohë.
Ashtu siç do kohë të njohësh një mik/mikeshë dhe të forcosh miqësinë me të, po ashtu do kohë të njohësh Perëndinë.
Kalo kohë rregullisht me Perëndinë: lexo Biblën, lutu, bisedo me Të për dëshirat dhe sfidat që ke. Dëgjo mesazhe dhe mësime. Nuk forcohet shoqëria me dikë në një grup të madh.
E njëjta gjë vlen edhe për miqësinë me Perëndinë; nuk forcohet vetëm sepse vjen në festimin e kishës një herë në javë. Ajo forcohet kur je vetëm, kur ke një kohë të veçantë me Të.
Bisedë.
Bisedo me Perëndinë. Kjo është lutja. Dëgjoje kur Ai të flet nëpërmjet Biblës dhe fol Ti me Të përmes lutjes. Ja si thuhet te Gjoni 16:24 (ALBB) 'Deri tani ju s'keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.'
Sa më shumë lutje, aq më shumë gëzim në jetën tënde. Sa më pak lutje, aq më pak gëzim në jetën tënde.
Besoji Atij.
Ashtu siç forcohen marrëdhëniet përmes besimit te njëri-tjetri, edhe Perëndia dëshiron që të mësojmë t’i besojmë Atij. Ai mund të lejojë situata në jetën tënde që të të mësojë si të mbështetesh te Ai dhe si t’i besosh Atij.
Te Perëndia mund të varesh në çdo rrethanë, sepse Ai është i besueshëm. Kjo mësohet vit pas viti, nga përvojat e tua në jetë dhe nga varësia jote te Perëndia. Besimi rritet duke u bazuar në këto përjetime.
Si është situata jote tani? A je plot gëzim? A e ke humbur tashmë? Apo po e humbet gradualisht?
A të është bërë jeta e krishterë një rutinë, saqë nuk ka më gëzim, nuk ka më zjarr, ai zjarr dhe gëzim që kishe kur e njohe Jezusin për herë të parë?
Një jetë pa qëllim e shuan gëzimin. Ndoshta ke kërkuar diku tjetër për ta gjetur gëzimin. Po kërkon në vende të gabuara? Njerëzit po kërkojnë në shumë vende të gabuara. Por gjithçka fillon me një vendim: Perëndi, dua të të njoh Ty, të të njoh Ty personalisht.
Bëje këtë synim të jetës: Synimi im është të njoh Jezu Krishtin sa më shumë.
Lutje: "Zot, më ndihmo të të kërkoj Ty mbi gjithçka tjetër dhe të mos humbas kohë duke ndjekur gjëra që nuk më mbushin. Më jep një zemër që të dëshiron Ty çdo ditë dhe një gëzim që nuk varet nga rrethanat, por nga prania Jote në jetën time."
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Zbulo si të kesh gëzim që zgjat, pavarësisht rrethanave! Ky plan të ndihmon të shohësh njerëzit me një sy ndryshe dhe të gjesh të mirën në çdo marrëdhënie. Bashkohu që të mësosh si të gëzohesh çdo ditë me ata që ke pranë!
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al/en