1
Ioanni 15:5
Dhjata e Re 1827
ALTMK27
Unë jam vështi e juvet dhritë. Ai që qëndron mbë mua e mb’atë që qëndroj unë, kij bën shumë pemmë, sepse pa mua nukë mundni të bëni fare gjë.
Yenzanisa
Ongorora {{vhesi}}
2
Ioanni 15:4
Qëndroni mbë mua, edhe unë mbë ju. Sikundrë dhria nukë mund nga vetëheja të bëjë pemë ndë mos qëndroftë ndë vështë, kështu edhe juvet ndë mos qëndrofi tek u.
3
Ioanni 15:7
Ndë qëndrofçi mbë mua, e fjalët’ e mia të qëndrojënë me juvet, çdofarë punë të doi e të kërkoni, do t’u bënetë juvet.
4
Ioanni 15:16
Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
5
Ioanni 15:13
Ndonjë nukë ka më të madhe dashuri se këjo, që të lërë njeri kokënë për miq të tij.
6
Ioanni 15:2
Çdo dhri që nukë bën tek u pemmë, e hedh posht’ atë. E çdo dhri që bën pemmë, e qëron atë, që të bëjë më shumë pemmë.
7
Ioanni 15:12
Këjo është porsia ime, që të doi njeri-jatërinë, sikundrë u desha juvet.
8
Ioanni 15:8
Mbë këtë u lëvdua babai im, që të bëni shumë pemmë, e të bëneni mathiti të mitë.
9
Ioanni 15:1
Unë jam vështi i vërtetë, e jati im është bujku.
10
Ioanni 15:6
Ai që të mos qëndrojë tek unë, do të hidhetë poshtë posi dhria e do të thahetë, e i mbëjedhënë ato e i vënë mbë zjar e digjenë.
11
Ioanni 15:11
Këto u thaçë juvet, që të gëzoni ju gëzimnë tim, e gëzimi juaj të jetë i plotë.
12
Ioanni 15:10
E ndë ruajtishi porsit’ e mia, do të qëndroni ndë dashuri time, sikundrë ruaj unë porsit’ e babait sim, e qëndroj ndë dashuri të tij.
13
Ioanni 15:17
Këto u porsit juvet, që të doi njeri-jatërinë.
14
Ioanni 15:19
Të jeshëtë prej botet, bota duaj të duan punën’ e saj; po sepse s’jini prej botësë, po un’ u kam zgjedhurë nga mesi botësë, andaj u urren juvet bota.